Një indian që po deportohej nga Shqipëria drejt Indisë, shkaktoi goxha panik të martën rreth orës 20:00.
Ai është munduar të hapë një nga dyert e avionit duke tërhequr dorezën e sigurisë. Emri i tij nuk dihet, por avioni është ndaluar në pistë pak momente pas incidentit, duke mos mundur të niset.
Stafi i stjuardesëve ka vepruar në mënyrë të shpejtë.
Siç shihet në video, personi është i shtrirë në dyshemenë e avionit, pranë derës që ndodhet te kabina.
Nëse një veprim i tillë do të kryhej në fluturim, pasojat do të kishin qenë edhe më të rënda./ euronews
View this post on Instagram