“Tentohej pajtimi mes shteteve arabe dhe Turqisë me Izraelin” – Ramadani: Nga kriza në Lindjen e Mesme po përfiton Rusia

Rusisë i shkon më së shumti për shtati kriza aktuale në Palestinë dhe Izrael sepse tani vëmendja e fuqive botërore, sidomos Amerikës, nuk është vetëm në Ukrainë, por kryesisht në Lidnjen e Mesme. Ky është konstatimi i analistit Ismet Ramadani, i cili shtoi se Irani dhe Rusia kanë politika thuajse të njejta dhe të konsultuara mes tyre.

“Kohët e fundit kishte një iniciativë që të vijë deri te një pajtim pak më i gjerë i shteteve arabe me Izraelin. Këtu është edhe Turqia. Të ndërtohen raporte korrekte, pranim të ndërsjellë. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet, Jordania, po edhe Turqia, madje edhe Erdogani si president filloi. Këta i thonë si një pajtim Abrahamik… se në çdo iniciativë, në çdo pajtim, në çdo bisedë në tavolinë, elementi fetar edhe tek hebrejët edhe tek shtetet arabe ndikon shumë. Prandaj, dikush këtë e ka përcjellur dhe i është dashur ta prishë këtë aleancë. Nëse e analizojmë pak më shumë e shohim se kjo aleancë më së shumti i ka penguar Rusisë sepse humb terrenin në Lndjen e Mesme”, tha mes tjerash Ismet Ramadani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share