Në Gjykatën Kushtetuese sot duhet të mbahet vazhdimi i seancës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës.
Kjo do të jetë përpjekja e shtatë e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi dështuan gjashtë përpjekjet në dy vazhdimet paraprake të seancës të zgjidhet kryetari. Në seancën e së enjtes dhe në vazhdimin të premten, gjykatësit në gjashtë raste kanë zgjedhur ndërmjet kandidatëve Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlovska Daneva, por asnjëra prej tyre nuk e mori shumicën e nevojshme.
Kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese duhet ta zëvendësojë kryetaren e deritanishme Dobrilla Kacarska, mandati trevjeçar i së cilës skadoi të dielën, më 2 korrik.
Sipas rregullores, Gjykata Kushtetuese në seancë zgjedh kryetarin e Gjykatës nga radhët e gjykatësve me një shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i gjykatësve, me votim të fshehtë.
Përveç Kacarskës, gjykatës aktual në Gjykatën Kushtetuese njëri nga të cilët do ta marrë funksionin e kryetarit janë Naser Ajdari, Osman Kadriu, Darko Kostadinovski, Fatmir Skender, Tatjana Vasiq Bozaxhieva, Elizabeta Dukovska, Jadranka Daboviq Anastasovska dhe Ana Pavlovska Daneva.
Çdo gjykatës mund të propozojë një kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese.
Propozimi për kandidat për kryetar të Gjykatës Kushtetuese përcaktohet nga një komision prej tre gjyqtarëve të zgjedhur nga shumica e numrit të përgjithshëm të gjykatësve.
Nëse kandidati nuk merr shumicën e kërkuar të votave, procedura për zgjedhjen e kryetarit përsëritet.
Mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes.