Tentativa e De Laurentiis për Conte

Presidenti i Napolit e kërkon teknikun në stol sa më parë, por merr një “jo” si përgjigje

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i bindur se vetëm Antio Konte mund t’ japë skuadrës atë shkundjen e fortë që ka nevojë në mënyrë që të shpëtojë sezonin.

Presidenti i të kaltërve ka bërë tentativën e radhës për të ulur në stolin e skuadrës Antonio Conten.

Sipas “Il Mattino”, kjo nuk është një mungesë respekti ndaj Walter Mazzarrit, për të cilin numri një i klubit ka respekt, por presidenti kërkon që të ndryshojë menjëherë trajnerin, duke menduar që tani për sezonin e ardhshëm.

Bisedimet kanë nisur pas disfatës ndaj Torinos dhe vazhduan edhe të hënën.

De Laurentiis ishte i vendosur që t’i plotësonte të gjitha kërkesat e Conte-s.

Presidenti i Napolit ishte i gatshëm që t’i ofronte një kontratë 3.5 vjeçare, e do ta paguante teknikun salern 8 milionë Euro në sezon.

Conte do të kishte dorë të lirë sa i përket afrimeve dhe largimeve, duke përfshirë edhe atë të janarit.

Por Conte e refuzoi ofertën duke ia bërë të qartë numrit 1 të klubit se do të kthehet në stol vetëm në fund të sezonit dhe nuk ka ndërmend që të marrë drejtimin e ndonjë skuadre gjatë kampionatit aktual.

Duket se detyrën për t’i rikthyer sukseset Napolit do ta ketë Walter Mazzarri.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share