Tensionohen marrëdhëniet Gjermani-Rusi, ambasadori i Putinit shkon të japë llogari!

Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë, ndërsa e akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve të rreme lidhur me trajtimin e mediave ruse në Gjermani.

Rusia tha një ditë më parë se do të dëbonte një gazetar dhe një kameraman të kanalit televiziv gjerman ARD si një përgjigje simetrike ndaj veprimit gjerman lidhur me dëbimin e dy gazetarëve të rrjetit rus “Channel One”. Berlini mohoi të kishte dhënë urdhër për dëbimin e gazetarëve rus.

“Dëbimi i ekipit të gazetarëve të rrjetit ARD nga Rusia është i papranueshëm dhe justifikimi është thjesht i gabuar dhe gënjeshtër. E dënojmë këtë veprim në termat më të ashpra dhe për këtë arsye kemi thirrur ambasadorin”, tha Annalena Baerbock, Ministre e Jashtme e Gjermanisë.

Kryediplomatja gjermane tha se vendi i saj e ka përjetuar betejën propagandistike që nga fillimi i luftës

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share