Tensionet në veri të Kosovës/ Rama: Serbët të kthehen në institucione, Kosova duhet të shpallë zgjedhje të menjëhershme

Kryeministri i vendit, Edi Rama, shprehet se qëndrimi i tij në lidhje me situatën në veri të Kosovës, është i njëjtë me atë të liderëve të BE-së dhe të SHBA-së.

Në një lidhje direkte për emsionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Rama shprehet se Kosova duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme dhe serbët të kthehen në institucione.

 

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është shprehur se në takimin me Presidentin serb, Vuçiç, kanë diskutuar mbi domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione.

Blendi Fevziu: Çfarë keni biseduar me Vuçiçin?

Edi Rama: Domosdoshmërinë që serbët të kthehen në institucione. Braktisja e zgjedhjeve nga serbët, një gjë e pamenduar, emocionale dhe ka krijuar një vakum, pasojë është ajo që ka ndodhur. Të dy palët duhet të bëjnë një hap dhe duhet ta bëjnë shpejt, jo vetëm sipas meje, por sipas të gjithëve. Të mbarojë ky spektakël policish, ushtrish. Di një gjë të sigurtë që kjo që po ndodh, po e lëndon rëndë Kosovën në sytë e botës demokratike dhe kjo nuk është e drejtë të ndodhë. Kosova ka qenë në të drejtën e vet për të bërë zgjedhjet, ka qenë në të drejtën e vet që të mos lejojë vakumin, por këtu hyjmë në një fazë tjetër, në momentin që kjo kthehet në arsye për konflikt, duhet zgjidhja. Serbët të kthehen në institucione dhe jeta të vazhdojë normalisht./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share