Tensionet në veri të Kosovës, Rama: I bashkohem apelit për të mos ecur më në këtë shteg të rrezikshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë thotë se i bashkohet apelit të ndërkombëtarëve për të mos ecur në këtë shteg të rrezikshëm, por edhe të panevojshëm sot. Sipas Ramës, në qendër të vëmendjes së miqve ndërkombëtarë është dialogu, normalizimi dhe njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Edi Rama: A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”, tha Hovenier.

Kujtojmë që ditën e sotme ka pasur përplasje mes policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan. Shkak u bë hyrja në objektet komunale të 3 kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e 23 Prillit.

/tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share