STOLTENBERG: PALËT TË KTHEHEN NË DIALOG
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit që Stoltenberg pati me kancelarin gjerman, Olaf Scholz ai kërkoi nga të dyja palët që të ndalin çdo hap tjetër përshkallëzues dhe të kthehen menjëherë në dialogun për normalizimin e raporteve.
“Forcat tonado të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të ofruar mjedis të sigurt”, tha Jens Stoltenberg.
Pos thirrjeve të BE-së për një takim urgjent Kurti Vuciq në Bruksel ky i fundit u ka dhënë përgjigje negative derisa Kurti fillimisht ka kërkuar që të mësojë për gjendjen shëndetësore të tre policëve të arrestuar e pastaj të marrë një vendim.