DËNIM RECIPROK PËR SULMUESIT E KLUBIT NË BLAGOEVGRAD
Dy të punësuar në Komunën e Blagoevgradit dhe bashkëshortet e tyre janë personat që i ka arrestuar policia lokale për shkak të gjuajtjes me gurë të qendrës maqedonase “Nikolla Vapcarov” gjatë ditës së shtunë. Kryetari i komunës thotë se do të dënohen “vëtem në qoftë se ka reciprocitet”, përkatësisht nëse autoritetet maqedonase i dënojnë policët kufitarë të cilët nuk lejuan hyrjen e një grupi të bullgarëve në ditëlindjen e revolucionarit Goce Dellçev, duke u shkaktuar, sipas tij, “dhunë psiqike dhe fizike”. Tensionet e reja në marrëdhëniet Sofje-Shkup, e vështirësojnë punën edhe të Komisionit të përbashkët historik.
Policia në Blagoevgrad ka arrestuar dy të punësuar në shërbimet komunale, “Parqe dhe gjelbërime”, për shkak të dyshimit se së bashku me bashkëshortet e tyre të shtunën në mbrëmje me gurë i kanë thyer dritaret e klubit maqedonas në qytet. Kjo vijoi pasi 4 shkurti, në vend të nderimit të përbashkët të ditëlindjes së Goce Dellçevit, kaloi me forca të mëdha policore rreth varrit të revolucionarit në Shkup dhe tensione në vendkalimin kufitar Deve Bair, ku një grup më i madh i bullgarëve, për shkak të problemeve teknike, nuk mundën ta kalojnë kufirin dhe të marrin pjesë në ceremoni.
“Në qoftë se vërtetohet se janë fajtorë, ndaj të punësuarve në komunë do ta zbatoj parimin e reciprocitetit të dënimeve. Do t’i dënoj me dënimin e njëjtë që do të zbatohet ndaj punëtorëve të doganës dhe policisë kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët shkaktuan dhunë psiqike dhe fizike ndaj shumë Bullgarëve.” – tha Ilko Stojanov, Blagoevgrad.
Tre bullgarë në vendkalimin kufitar Deve Bair për shkak të agresionit verbal ndaj personave zyrtarë u arrestuan nga ana e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut dhe më pas liruan pas dënimit të shqiptuar në para dhe ndalesës së përkohshme për hyrje në vend. Ndërkohë autoritetet bullgare njoftuan se për të riun Hristijan Pendikov, sekretar i klubit bullgar në Ohër, i sulmuar fizikisht para dhjetë ditëve dhe më pas i transferuar me urgjencë për mjekim në Sofje, do të sigurojnë banesë, para dhe mbrojtje personale, duke pohuar se në vend është i pasigurtë sepse ndjehet Bullgar. Këto tensione të reja në relacionin Sofje-Shkup, në periudhë të fushatës parazgjedhore në Bullgari, e dëmtojnë edhe punën e Komisionit të përbashkët historik, ka vlerësuar për agjencinë e lajmeve MIA Dragi Shorgjiev, bashkëkryesues i ekipit maqedonas. /KlanMacedonia/
PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA