KURTI THIRRJE SERBËVE TË MOS BRAKTISIN INSTITUCIONET
Tensionet në veri kanë sjellë në Kosova forca shtesë të Xhandarmërisë së Evropës.
Janë 23 pjesëtarë të këtyre forcave që janë pjesë e kaarbinierëve italianë që kanë zbarkuar në Kosovë të martën mbrëma.
Sipas përfaqësuesit të Lartë të BE-së , Jossepp Borrelli këto forca do të përkrahin përkohësisht EULEX-in.
Ndërkohë kreu i AKI-së ka raportuar për gjendjen në veri në komisionin parlamentar të sigurisë.
U tha se ekziston mundësia e përshkallëzimit të situatës dhe se institucionet duhet të jenë të vëmendshme.
Ganimete Musliu – Kryetare e Komisionit për Mbikqyrjen e AKI-së
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka ftuar sërish qytetarët serb të veriut të mos braktisin institucionet.
Albin Kurti- Kryeministër i Kosovës
Gjatë së mërkurës dorëheqje kanë dhënë edhe zyrtarët e lartë të komisioneve komunale zgjedhore në komunat veriore
Nga KQZ kanë thënë se kanë pranuar dorëheqjet dhe janë duke e trajtuar këtë cështje.
Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha