Protestuesit janë përplasur me policinë në tubimin që po zhvillohet këtë të hënë para Kuvendit.
Ata kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se si pasojë ka mbetur i lënduar një efektiv.
Në oborrin e Kuvendit ndodhen forca të shtuara të policisë dhe forcave speciale që qëndrojnë në gatishmëri të plotë për çdo rast. Atje është vendosur edhe një makinë me ujë./tvklan.al