Tension në marrëdhëniet mes Londrës dhe Athinës

Shkak, statujat antike të marra nga Britania

Anulimi që i bëri Kryeministri britanik Rishi Sunak takimit të kësaj të marte me homogolun e tij grek në Londër Kyriakos Mitsotakis është shoqëruar me akuza të ndërsjellta mes dy palëve.

Sipas mediave britanike, zyra e shtypit e qeverisë së këtij vendi akuzoi Kyeministrin grek për pabesi pasi shkeli një marrëveshje paraprake për të mos e ngritur kërkesën e rikthimit në Greqi të statujave antike greke që mbahen në muzetë britanikë në takimin dypalësh me Sunakun.

Të cituar nga shtypi grek, zyrtarët e qeverisë së Mitsotakis e quajtën këtë pretendim të kabinetit britanik “paturpësi diplomatike” dhe “faull britanik”. Duke folur në një lidhje telefonike për televizionin publik ERT, drejtori i zyrës së shtypit të kryeministrit grek, Dimitris Ciodras, mohoi ekzistencën e një marrëveshjeje paraprake për këtë çështje.

Sipas Ciodrasit, për këtë çështje Mitsotakis ka diskutuar edhe në 2021-shin edhe me Kryeministrin britanik të kohës Boris Johnson dhe se këtu nuk ka asgjë të papritur pasi ky është një shqetësim që kërkon zgjidhje si çdo çështje tjetër.

Athina paralajmëroi se kjo sjellje e qeverisë britanike mund të ketë pasoja në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share