Këtë të Enjte në Kuvend është diskutuar sa i takon Raportit për Administratën Publike.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka e kundërshtoi këtë diskutim nga ana e mazhorancës pasi sipas tij sektori i administratës publike është vënë në shërbim të qeverisë. Ai iu drejua kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla duke e cilësuar “militante të keqpërdorur”.
Flamur Noka: Qesh ti qesh, kur të rinohesh ti do të flasim për të rinj, por ti je i dalë jashtë mode. (I drejtohet Taulant Ballës)
Dëgjova zonjën që foli për administratën publike, për kurse e shpenzime. Po, mor po! Moj zonjë që kur ka shkelur kjo farë e keqe e Rilindjes, je një militante e keqpërdorur, për afera dhe për çështje politike, asnjë sekondë nuk i ke shërbyer shtetit e ligjeve të vendit. Këto dokrra mos ja thoni shqiptarëve, vidhni se s dini asgjë tjetër, por për administratë publike jo! E dini shumë mirë, që aplikacioni ”Aktivisti” duhet të kesh një guxim të tejskajshëm të pohosh se atë e kanë plotësuar vetëm soicialistët kur ne dimë me mijëra raste kur administrata është terrorizuar e kërcënuar dhe “Aktivistin” ta kanë denoncuar e dënuar institucionet ndërkombëtare. Ju s’keni ftyrë, dilni pa turp fare dhe kërkoni t’u mbushni mendjen shqiptarëve që e bardha është e zezë. Këtë eskalim të këtyre limiteve nuk i njohim ne prandaj nuk i kuptojmë.
Noka tha se para zgjedhjeve mbi administratën është ushtruar presion për votën dhe se për këtë ka prova. Përpos këtyre të fundit, ai vuri theksin te raporti i ODIHR-it lidhur me këto raste.
“Raporti i ODIHR të thotë se është bërë presion mbi administratën dhe rrethin e tyre të afërt. Ju nuk keni ndjeshmëri, çfarë ju thotë babloku dhe ju hygjym përpara. Rroftë sulltani, as nuk skuqeni e as nuk zverdheni. Kjo është ministre, ja shikojeni në fushatë. I ke qendra shëndetësore breg lumit, i bën share dhe like, po drejtuesi i kësaj qendre çfarë është? A është administratë kjo apo jo, po Besart Mataj çfarë është? Share dhe like! Spitali bashkiak Delvinë përsëri, ja vazhdojmë me të tjerat, Mirela Cani i bën share dhe like. I ke të gjithë këtu, s’kam mbaruar. Ndaj mos flisni më për përralla sepse e keni shndërruar administrtaën në strukturë militantësh dhe keni bërë gjithçka për ta shndërruar në një organizatë kriminale në shërbim të Rilindjes”, përfundoi Noka nga foltorja./tvklan.al