Dje ishte një teniste me nënshtetësi ruse, sot është një gjeorgjiane. Natela Dzalamidze ka vendosur të ndërrojë nënshtetësi, për të patur mundësi të luajë në grand slam të Wimbledon.
Organizatoët e turneut londinez nuk lejojnë tenistët rusë e bjellorusë për shkak të luftës në Ukrainë. Kështu, numri 44 i renditjes botërore, specialist e lojës dyshe, vendosi të ndërrojë flamur.
Gjithsesi, prania e saj në Wimbledon nuk është 100% e garantuar. “Kombësia e sportistëve është një proces i bashkërenduar me Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF)”, thanë organizatorët e turneut londinez.
Natela Dzalamidze pritet të luajë në Wimbledon në lojën dyshe me serben Aleksandra Krunic. Turneut londinez është i vetmi që mori këtë masë ekstreme ndaj tenistëve rusë e bjellorusë.