Tenis: Wimbledon me rekord ndeshjesh për shkak të shiut, fitojnë Swiatek, Djokoviq e Medvedev

Pas shiut që u bë protagonist në ditën e dytë të grand slam të Wimbledon, kanë nisur ndeshjet e raundit të dytë. Në fushat me bar të Londrës janë luajtur plot 87 ndeshje, një rekord!

Numri 2 në botë, serbi Novak Djokoviq, fitoi 3-0 ndaj australianit J.Thompson. në raundin e tretë avancon edhe rusi Daniil Medvedev, numri 3, i cili fitoi po 3-0 ndaj britanikut A.Ferry.

Në ndeshjet e tjera për meshkuj, spikation fitoret e italiani Janik Sinner (numri 8), amëerikanit Taylor Fritz (numri 9), kanadezit Denis Shavovalov, bullgarit Grigor Dimitrov e kanadezit tjetër Milos Raonic.

Te femrat, fitore e lehtë për polaken Iga Swiatek. Numri 1, që mundi 2-0 spanjollen S.Tormo. Në raundin e tretë shkojnë edhe rusja Daria Kasatkina, ceket Petra Kvitova e Barbora Krajcikova e amerikania Madison Keys, ndërkohë që është eliminuar grekja Maria Sakkari (numri 8).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share