Tenis: Sinner fiton dhe bëhet “numri 1” në botë Djokoviç i dëmtuar tërhiqet nga Roland Garros

Tenisti italian Jannik Sinner do të jetë nga dita e hënë numri 1 në botë për meshkuj. Ai ka zbritur nga froni serbin Novak Djokoviç, që u tërhoq nga grand slam i Roland Garros për shkak të dëmtimit. Për pasojë, Djokovic nuk mbron dot vendin e parë, duke ia liruar vendin Sinner.

Italiani fitoi ndaj bullgarit Grigor Dimitrov, me  rezultat 3-0 në sete 6-2, 6-4, 7-6) duke siguruar një vend në gjysmëfinale. Fitore që e kualifikon mes 4 më të mirëve dhe e ngjit në krye. Ai do të përballet me spanjollin Carlos Alcaraz (numri 3 në botë), që mundi gjermanin Alexander Zverev   me rezultatin 3-0  në sete 6-3, 7-6 dhe 6-4).

Në kategorinë e femrave  nuk po  ndodhë anjë surprizë, polakja  Iga Swiatek, që është  numri 1  në botë, mundi me lehtësi 2-0  në sete 6-0 dhe 6-2, çeken Marketa Vondrousova, duke avancuar në gjysmëfinale. Përballë saj do të jetë tenistja amerikane Cori Gauff, që mposhti  me përmbysje tenisten nga Tunizia Ons Jabeur me  rezultat  2-1  në sete 4-6, 6-2 dhe 6-3.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share