Një vit pas ndeshjes së saj të fundit (u eliminua në raundin e parë të Wimbledon), tenistja amerikane Serena Williams është rikthyer në fushë. Ajo luajti së bashku me tunizianen Ons Jabeur në lojën dyshe të turneut të Eastbourne.
Dyshja Williams-Jabeur, fitoi 2-1 me përmbysje (2-6, 6-3, 13-11) ndaj dyshes së përbërë nga spanjollja Sara Tormo e çekja Marie Bouzkova. Të gjithë e kanë pritur me shumë kuriozitet këtë rikthim të “panterës së zezë” në fushë.
Ajo luajti me një veshje me ngjyra blu dhe vjollcë, ndërkohë që mbante disa ankeplast në fytyrë, në faeqn e djathtë. Pasi humbën setin e parë, Serena dhe Ons rritëm ritmin në setin e dytë, duke përmbysur shifrat dhe fituan.
Serena dukej shumë e lumtur në fushë për këtë fitore, që vjen pas një viti pushim. fituesja e 22 grand slam do të luajë javën e ardhshme në grand slam të Wimbledon pas një ftese që ka marrë nga organizatorët e turneut londinez.