Ky është trofeu i 23-të i tij në turnet Grand Sllam
Tenisti serb Novak Djokoviq doli fitues në finale e Roland Garos të Grand Sllamit që sot përfundoi në Paris. Ai në finale mundi tenistin norvegjes Casper Ruud me rezultatin 3:0 në se te 7-6, 6-3 dhe 7-5
Me një lojë të shkëlqyeshme dhe në momente shumë atraktive, tenisti serb Novak Djokoviq dominoi gjatë tri seteve ndaj kundërshtarit të tij më ri norvegjesit Casper Ruud.
Me këtë trofe Novak Djokoviq tani numëron gjithësejt 23 gran slame të fituara dhe udhëheq para Rafael Nadalit që ka 22 trofe dhe Roxher Federer me 20 trofe të fituara dhe gjithashtu është i vetmi i cili nga çdo gran slem ka të fituara mbi tre trofe. Më tepër trofe ka të fituara në Australian Open gjithësej 10 (dhjetë), 7 (shtatë) trofe ka të fituara në Wimbeldon dhe nga 3 (tre ) trofe në turniret Ju-Es Open dhe Rolan Garos./KlanMacedonia