Tenis: Ndodhën surprizat e para në Wimbledon

Eliminohet Ruud, fitojnë Rybakina e Garcia

Janë mbyllur takimet e raundit të dytë në grand slam të Wimbledon, ku nuk kanë munguar surprizat. Numri 4 në botë për meshkuj, norvegjezi Casper Ruud, u mund 3-2 nga britaniku Liam Broady, në një ndeshje maratonë. Më tej avancon zvicerani veteran Stanislas Wawrinka, që mundi 3-1 T.Etcheverry të Argjentinës.

Nuk zhgënjen rusi Andrey Rublev, numri 7 në botë, që mundi 3-1 patriotin e tij A.Karatsev, ndërsa gjermani Alexander Zverev mposhti 3-0 holandezin G.Brouwer. Një biletë për në raundin e tretë sigurojnë edhe bullgari Grigor Dimitrov, belgu David Goffin, kanadezi Denis Shapovalov e italianet Berrettini e Musetti.

Te femrat, numri 3 në botë, kazakja Elena Rybakina, mundi 2-0 francezen A.Cornet, ndërkohë që më tej avanvon edhe numri 4 në botë, tenistja amerikane Jessica Pegula. Fiton edhe tenistja franceze Caroline Garcia (numri 5), kroatja Dona Vekiq, zvicerania Belinda Bençiq si dhe tenistja ukrainase Elina Svitolina.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share