Tenis: Nadal eliminohet në Sinsinati nga kroati Borna Coric

Njëri ndër tenistët më të mire në botë spanjolli Rafael Nadal aktualish numri tre në ATP listen botërore i cili u kthye në fushë pas 6 javësh pushim për shkak të dëmtimit.

Nadal kishet paraqitje zhgënjyese në raundin e dytë të turneut Masters të Sinsinati, pasi u mund nga kroati Borna Coric, numri 152 në botë me erezultatin 2:1 në sete 7-6, 4-6 dhe 6-3.

Nadal rezistoi vetëm dy setet e para dhe më pas u dorëzua, duke treguar se nuk është ende në formën e tij më të mirë . Me sa duket se problemet fizike ende nuk i kanë dhënë mundësi spanjollit të rikuperojë 100% formën e tij optimale.

Gjithsesi, ky eliminim do t’i japë mundësi spanjollit të përgatitet 10 ditët e mbetura për grand slam e US Open që fillon më 29 gusht. Tensiti spanjoll Rafael Nadal shpresonte të rikthehej në krye të renditjes botërore në rast se fitonte në Sinsinati, por tashmë i duhet të mendojë më shumë për të rikuperuar.

/klanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share