Tenis: Mësohen dyshet gjysmëfinaliste të Grand Slamit të Wimbledonit

Grand Slamit Wimbledon 2023, po I afrohet funi , pasi kanë mbetur për tu zhvilluar gjysmëfinalet dhe finalet në kategorinë e meshkujve dhe at të femrave.

Në Londër janë mbyllur të gjitha ndeshjet çerekfinale të grand slam të Wimbledon turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Në ndeshjet çerekfinale nuk ndodgi asnjë surprise, që do të thë se në gjysmëfinale u kualifikuan favorite.

Kështu, spanjolli Carlos Alcaraz bindshëm mundi danezin Holger Runer me rezultatin 3-0 në sete 7-6, 6-4 dhe 6-4.

Tenisti rus Medvedev u kualifikua në gjysmëfinale pas një fitoreje të rëndë në një ndeshje që zgjati tri orë, ndaj amerikanit Christofer Eubanks me rezultatin 3-2 në sete 6-4, 1-6, 4-6, 7-6 dhe 6-1.

Te femrat, në gjysmëfinale do të përballen mes tyre tenistja Ons Jabeur e Tunizisë dhe bjellorusja Aryna Sabalenka. Tenistja afrikane Ons Jabeur, mundi kazaken Elena Rybakina me rezultat 2-1 në sete 6-7, 6,4 dhe 6-1. Tenistja bjellorusje Aryna Sabalenka mundi lehtë amerikanen Madison Keys me rezultat 2-0 në sete 6-2 dhe 6-4).

Rezultatet e çerekfinaleve-Meshkuj

Jannik Sinner-Roman Safiullin, 3-1

Andrey Rublev-Novak Djokoviq, 1-3

Carlos Alcaraz-Holger Rune, 3-0

Daniil Medvedev-Christopher Eubanks, 3-2

Gjysmëfinale-Meshkuj

Jannik Sinner-Novak Djokovic

Carlos Alcaraz-Daniil Medvedev

Rezultatet e çerekfinaleve-Femra

Jessica Pegula-Marketa Voundrousova, 1-2

Iga Swiatek-Elina Svitolina, 1-2

Madison Keys-Aryna Sabalenka, 0-2

Ons Jabeur-Elena Rybakina, 2-1

Gjysmëfinale-Femra

Marketa Voundrousova-Elina Svitolina

Aryna Sabalenka-Ons Jabeur

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share