Tenistja 24-vjeçare çeke Marketa Vondrousova është fituese e grand slam të Wimbledon 2023. Në fushat me bar të turneut londinez, në ndeshjen finale Vondrousova mundi tenisten Ons Jabuer të Tunizisë me rezultat 2-0 në sete 6-4 dhe 6-4. Pë tenisten Marketa Vondrousova është ky trofeu I pare në një grand slam të tenisit.
Takimi mes këtyre dy tenisteve zgjati vetëm 80 minuta, ndërsa fituesja Marketa Vondrousova bëri surprizën më madhe pasi është në pozitën e 42-të në listen e më të mirave në botë.
Për Ons Jabeur kjo është finalja e dytë radhazi e humbur në Wimbledon, duke mos arritur dot të bëhet tenistja e parë afrikane që e fiton një grand slam.
Pë tenisten çeke Vondrousova ishte kjo finalja e dytë në karrierë, pas atij të humbur në Roland Garros (2019), por këtë herë nuk zhgënjeu. Ndërsa ka trimfin e ka festuar mes lotësh pasi është trofeu I pare dhe më madhi i saj. Trofeun e pranoi nga princesha Kate Middleton, e pranishme në stadium.
Në finale e meshkujve në gran slam Wimbledon 2023, që do të luhet të dielën përballen Karlos Alkaraz dhe fituesi i këtij tyurneu nga viti i klauar Novak Djokoviq, fituesi I kësaj finaleje të madhe do të gjendet e pari në ATP listën botërore. /KlanMacedonia/