Swiatek -Më vjen keq që nuk arrita të avancoj më tej.
Tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë për femra, është eliminuar nga turneu i shtëpisë, që po zhvillohet në Varshavë. Ajo u mund 2-1 (6-1, 1-6, 6-4) nga rivalja franceze Caroline Garcia, duke zhgënjyer para publikut të saj.
“Më vjen keq që nuk arrita të avancoj më tej. Ishte një ndeshje jo fort e mirë, por edhe rivalja ishte në një ditë të mirë”, tha Swiatek, që pësoi humbjen e dytë sezonale. Këtë vit ajo ka fituar grand slam të Roland Garros.
Pavarësisht kësaj, Swiatek nuk e rrezikon aspak kreun, pasi është shumë larg rivaleve të saj. Ajo do të jetë në turnetë Masters që zhvillohen në Kanada e Amerikë dhe më pas do të luajë në US Open, që është edhe objektivi i saj kryesor për këtë periudhë.
“Doja të luaja në turneun e shtëpisë për të qenë në formë, pavarësisht se luhej në një sipërfaqe tjetër nga ai i US Open. Tani do të përgatitem për turnetë e radhës dhe shpresoj të mos zhgënjej sërish”, u shpreh tenistja polake Iga Switek.