Tenis: Iga Swiatek – Cori Gauff në finale të Roland garros

Në finale grand slam të Roland Garros do të përballen tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë dhe ajo amerikane Cori Gauff (numri 18 në botë). Nëse për Swiatek ky ishte një kualifikim i pritshëm, pasi këtë turne e ka fituar një herë në vitin 2020, surprizë kualifikimi i Gauff.

Për 18-vjeçaren amerikane kjo është hera e parë që del në finalen e një grand slam, teksa asnjëherë nuk kishte shkuar më shumë se raundi i katërt. Ajo konsiderohet si pasardhësja e Serena Williams. Në gjysmëfinale, Gauff mundi 2-0 ne sete 6-3 dhe 6-1, një tjetër emër surprizë, italianen Martina Trvisan, në një ndeshje të dominuar nga tenistja amerikane.

Po kaq e lehtë edhe fitorja e Iga Swiatek, që mposhti 2-0 në sete 6-2 dhe 6-1 rusen Daria Kastatkina, në një ndeshje pa shumë histori. Polakja konsiderohet favorite për të fituar këtë finale (zhvillohet në Paris ditën e shtunë), që konfirmon se një brez i ri tenistesh po afrohet dhe synon të lërë gjurmë. Ajo nuk humbet prej 34 ndeshjesh.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share