Tenis: Gjokoviq pret “dritën jeshile” nga Amerika, edhe pse i pavaksinuar

Tenisti serb Novak Gjokoviq nuk mund të hyjë në Amerikë dhe nuk mund të luajë në grand slam të US Open, pasi është i pavaksinuar. Gjithsesi, tenisti serb nuk heq dorë dhe vijon të stërvitet, me shpresën se deri më 29 gusht, gjërat mund të ndryshojnë.

Ish-numri 1 në botë rrezikon të përjetojë të njëjtën aventurë si 7 muaj më parë, në Australi, ku nuk u lejua të hyjë e të luajë në Melburn edhe pse udhëtoi për aty. Në një betejë të fortë ligjore me qeverinë australiane ai humbi dhe u rikthye në vendlindje.

Dua të them se i jam mirënjohës të gjithëve atyre që më dërgojnë emsazhe inkurajuese në këto ditë të vështira. Nuk e prisja këtë gjë. Unë nuk heq dorë dhe do të përgatitem njësoj sikur do të luaja”, shkruan Gjokoviq.

Serbi, më tej shprehet: “Unë po pres nëse do të ketë ndonjë hapësirë që unë të udhëtoj dhe të luaj në Amerikë. Kam kryqëzuar gishtat me shpresën e mirë”. Si i pavaksinuar, Djokovic nuk mund të hyjë në Amerikë. Ai nuk do të luajë as në dy turnetë Masters, në Montreal (Kanada) dhe Sinsinati (Amerikë).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share