Tenis: Eliminohet Andy Murray, fitojnë Alcaraz, Swiatek dhe Djokoviq

Gran slam i tenisit në Wimbledon që zhvillohet në në fushat me bar  vazhdon me ndeshjet e prapambetura të turit të dytë dhe ato të turit të tretë. Kështu, numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, mundi francezin A.Muller, 3-0 në sete, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë.

Befasia më e madhe është eliminimi  nga  garat e mëtutjeshme të idhullit të shtëpisë, britaniku Andy Murray, që u mund nga gregu Stefanos Tsitsipas 2-3 në sete në një ndeshje  maratonike që zgjati afro 5 orë.  Fitore  të lehta  kanë shënuar  serbi Novak Djokoviq që mundi veteranin zviceranin Stan Wawrinka me rezultat 3-0 në sete.

Në raundin e tretë shkon edhe rusi Daniil Medevdev, që mundi francezin Adrian Mannarino 3-0 garat  I vazhdojnë edhe danezi Holger Rune, italiani Janick Sinner , gjermani Alexander Zverev dhe kanadezi Denis Shapovalov.

Në kategorinë e femrave  nuk ka  befasi, tenistja polakja Iga Swiatek, mundi krotaen Petra Martiq 2-0, bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi francezen Varvara Andreyevna Gracheva 2-1 në sete . Kualifikim  më tej kanë siguruar  edhe Ons Jabeur e Tunisisë, Jessica Pegula e Amerikës dhe cekja Petra Kvitova./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share