Tenisti serb Novak Djokoviq ka thyer rekordin legjendar te Steffi Graf, duke u bërë sot tensiti me më shumë javë në krye të renditjes botërore, në të dyja kategoritë. Për serbin, kjo është java nr.378 si “numri 1” në botë, duke kaluar ish-tenisten gjermane.
Një rekord i jashtëzakonshëm, pasi do të thotë që Djokoviq ka qenë në mjaën e renditjes për më shumë se 7 vite. Një objektiv ky i kërkuar me ngulm nga tenisti serb që më në fund arrin ta bëjë tijin, duke i shtuar një tjetër rekord karrierës së tij magjike.
Djokoviq është fitues i 22 grand slam, njësoj sa Nadal, por më formën e tij ai mund ta thyejë edhe këtë rekord. Serbi është edhe fituesi i 31 turne Masters dhe ka fituar 6 herë ATP Finals (njësoj me Federer). Me 1043 fitore e 206 humbje, ai një ka një përqindje të lartë të fitoreve, 83.51%.
Një kurrikulum i jashtëzakonshëm ky i Novak Djokoviq, që në moshën 35-vjeçare vijon ende të mahnisë me formën e tij. Ai është gjithashtu tenisti që ka arkëtuar më shumë të ardhura nga turnetë, gati 167 milionë euro.