Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka është fituese e grand slamit të tenist Australian Open 2024. Ajo në finale mundi tenisten kineze Qinwen Zheng me rezultatin 2-0 në sete 6-3 dhe 6-2.
Tenistja 25 vjeçare nga Bjellorusia bëhet gruaja e parë pas Vikotria Azarenkas në vitin 2013, të mbrojë titullin në Australian Open, të fituar vitin e kaluar.
Bjellorusia Aryna Sabalenka shfaqi edhe një herë formën e saj të mrekullueshme dhe vazhdoi rrugëtimin e saj të sukseseve që filloi nga viti 2023 .
Kujtojmë se finalja në kategorinë e meshkujve do të zhvillohet të dielën mes tenistit italian Jannik Sinner dhe atij rus Daniil Medvedev./KlanMacedonia