Tenderët në REK Manastir! VMRO-DPMNE: Filipçe nuk distancohet nga Zaevi, që të mos heq dorë nga krimet!

VMRO-DPMNE me akuza se kreu i ri socialdemokrat, Venko Filipçe, nuk distancohet nga ish-lideri Zoran Zaev, me qëllim, sic thonë, që të mos heq dorë nga krimet në REK Manastir.

Sipas partisë në pushtet, dhjetëra miliona euro janë thithur nga firma të afërta të Zaevit.

“Tenderi prej 43 milionë euro për gërmime të Markovski Kompani, që është shfuqizuar nga udhëheqësia e re e REK Manastir është vetëm një nga dhjetërat, ku firma sikurse Javor Trans dhe tjera të afërta me Zaevin kanë thithur miliona si nënkontraktues. Tenderët e dyshimta në REK Manastir, përmes së cilëve thithen miliona, rezultuan me rrymë më të shtrenjtë për popullin. Venko Filipçe duke mos hequr dorë nga Zaevi, nuk heq dorë as edhe nga krimi në REK Manastir dhe e pranon si trashëgimi politike me të cilën krenohet”, tha Brane Petrushevki nga VMRO-DPMNE.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share