Ten Hag i mërzitur me United

Trajneri kritikon “djajtë e kuq” se nuk luftuan deri në fund, duke humbur 2 pikë ndaj Tottenham

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, kritikoi skuadrën e tij që u ndëshkua dy herë nga Totenhemi, me ekipet që ndanë nga një pikë në javën e 33 të Premier League.

Të dyja skuadrat luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e kuq” e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0 falë golave të Jadon Sancho dhe Marcus Rashford.

Por vendasit reaguan në 45 minutat e dyta dhe barazuan me Pedro Porro dhe Son.

“Disa mendonin se të jepnin 90 për qind ishte e mjaftueshme. Unë e di që ata nuk janë robotë dhe lodhja është një problem, por ju duhet t’i jepni gjithçka në çdo rast. Kjo është çështja! Kanë ndodhur disa ndeshje ku e kemi nisur fort, e pastaj kemi ulur ritmin. Jemi të zhgënjyer, ishim 2 gola para. Patëm shanset për të shkuar 3-1, që nuk e arritëm”.

Në takimin e tij të parë në stol, Ryan Mason, vlerësoi paraqitjen e ekipit. Ai veçoi pjesën e dytë të lojës, ku “Spërs” shfaqën karakterin e tyre. Madje ai besoi se skuadra mund të kishte shënuar më shumë gola.

“Djajtë e kuq” gjenden në vend të katërt me 60 pikë, ndërsa Totenhem një pozicion më poshtë me gjashtë pikë më pak.

Newcastle fitoi në tranfertë kundër Everton, ndësa shkon në kuotën e 62 pikëve në vend të tretë. Sauthempton u mund në shtëpi nga Bornemouth 1-0.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share