Temperatura ideale për të ngrohur shtëpinë pa i rritur faturat e energjisë

Me rënien e temperaturave dhe fillimin e muajve të ftohtë shumë pyesin se kur është koha më e mirë për të ndezur ngrohjen dhe çfarë temperature duhet vendosur, për të pasur fatura energjie të menaxhueshme.

Duke qenë se kostoja e jetesës është bërë një shqetësim, gjetja e ekuilibrit të duhur midis ngrohjes dhe kursimit të energjisë është më e rëndësishme se kurrë.

Fatmirësisht, ekspertët e energjisë në Utility Bidder kanë ndarë njohuritë e tyre për temperaturën optimale që duhet të jetë në dobi të shëndetit dhe financave tuaja.

James Longley, drejtor menaxhues në Utility Bidder, rekomandon vendosjen e temperaturës tuaj midis 18 gradë Celsius dhe 21 gradë Celsius gjatë muajve më të ftohtë.

Kjo gamë jo vetëm që ndihmon në menaxhimin e kostove të ngrohjes, por është gjithashtu kritike për sigurimin e shëndetit dhe rehatisë.

“Studimet kanë treguar se ngrohja e shtëpisë tuaj midis 18 dhe 21 gradë Celsius është ideale për të qëndruar të ngrohtë pa i rritur faturat tuaja të energjisë”, shpjegoi Longley.

“Kjo temperaturë mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila rekomandon ngrohjen e shtëpive në të paktën 18 gradë Celsius për të ruajtur një shëndet të mirë dhe një rutinë pozitive të gjumit”. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share