Temat mbi çështjet etnike shtojnë dezinformatat në mediat e Maqedonisë së Veriut

Sa herë që diskutohet për çështje etnike, në media mbizotëron gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi, është konstatuar në analizën e punës së mediave nga Instituti për Media dhe Analitikë (IMA) në Maqedoninë e Veriut.

Kjo analizë është fokusuar në raportimin e mediave pas të ashtuquajturit “propozimi francez”, ku në bazë të tij, Maqedonia e Veriut, mes tjerash, ka rënë dakord për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare.

Petrit Saraçini, drejtues IMA-së, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo analizë pasqyron mjedisin e komunikimit në vend, në kontekst të kornizës së propozuar për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Para Maqedonisë së Veriut ndodhen sfida shumë të mëdha sa i përket luftës kundër deziformatave, veçanërisht gjatë rrugëtimit të vendit drejtë BE-së”, thotë ai.

Sipas tij, kjo vjen për shkak që çështjet që do thuhen media do të monitorohen nga Komisioni Evropian dhe “për këtë arsye duhet të gjendet një zgjidhje institucionale dhe në të përfshihen të gjithë faktorët, jo vetëm institucionet por edhe punonjësit mediatik e shoqëria civile”.

Shaqata e Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut ka theksuar nevojën e investimit në edukimin e punonjësve të mediave po edhe të qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatve.

Kryetari i kësaj shoqate, Mlladen Çadikoski, thotë se edukimi është shumë i nevojshëm.

“Një pjesë e hapësirës mediatike, veçanërisht ajo online, jo rrallë prodhon lajme gjysmë të vërteta kundër NATO-s dhe kundër integrimit të vendit në BE, në funksion të qendrave të caktuara, por edhe për të marrë sa më shumë klikime”.

“Nuk ka ilaç që do t’i asgjësoj këto lajme të rreme. por vetëm përmes profesionalizmit të punonjësve në media dhe transparencës së institucioneve mund të ulim influencën e tyre”, thotë ai.

Ekspertet e mediave gjatë prezantimit të kësaj analize kanë theksuar se mosveprimi i institucioneve në një periudhë kaq të ndjeshme ka nxitur përdorimin e retorikës nacionaliste në rrjetet sociale dhe të politikbërësve.

Më 15 shtator edhe zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut ka nisur procesi skriningut, apo i harmonizimit të ligjeve harmonizimi i ligjeve te Maqedonisë së Veriut me ato të Bashkimit Evropian.

Pas 17 vjetësh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me Bashkimin Evropian me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Kësaj i ka paraprirë miratimi i të ashtuquajturit “propozim francez” për zgjidhjen e disa mospajtimeve mes Shkupit dhe Sofjes rreth gjuhës dhe historisë. /REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share