Televizioni publik bullgar: Si jetojnë Bullgarët e Kosovës?!

REPORTAZHI GJATË VIZITËS SË ZV/PRESIDENTES JOTOVA NË KOSOVË

Televizioni Publik i Bullgarisë – BNT, ka emetuar një reportazh të titulluar “Si jetojnë bullgarët e Kosovës?”

Materiali transmeton mesazhet e Zv/Presidentes bullgare, Ilijana Jotova, gjatë vizitës në Kosovës, kurse, sic njofton KlanM, gjatë kthimit kishte vtakuar edhe Bullgarët në Maqedoninë e Veriut.

Reportazhi nis me qëllimin e vizitës së Jotovës në Kosovë – të takohet me njerëzit e atjeshëm që kanë vetëdije dhe identitet bullgar.

Në reportazh, sic percjell KlanM, thuhet se në Kosovë jetojnë rreth 15.000 banorë me vetëdije bullgare. Kjo deklaratë mbështetet nga një përfaqësues i organizatës “Bullgarët e bashkuar të Kosovës” I cili takohet me Zv/Presidenten Jotova në selinë e organizatës në fshatin Krstac.

Në reportazh thuhet se shoqata e bullgarëve në Kosovës dikur kishte grumbulluar nënshkrime për peticion ku kanë kërkuar njohjen nga Prishtina. Por, sic percjell KlanM, nga shoqata kanë thënë se nënshkrimet janë humbur nëpër institucione.

Gjatë një deklarate në reportazhin e Televizionit Kombëtar bullgar, Zv/presidentja Jotova ka thënë se do të kërkojë nga Prishtina njohjen e bullgarëve, grafë të veçantë gjatë regjistrimit dhe pjesëmarrje në institucione të bullgarëve të Kosovës.

Sipas reportazhit, sic percjell KlanM, vizita e Jotovës është zhvilluar në rajonin e Prizrenit dhe Malit Sharr, ku shtrihet territori i Komunës së Dragashit, ku një pjesë e konsiderueshme e popullatës deklarohen si goranë apo boshnjakë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share