Teleskopi Webb zbulon ujë në një kometë

Teleskopi Webb ka zbuluar ujë në një kometë. E pozicionuar në sistemin tonë Diellor, kometa lëviz në fashën kryesore të asteroideve që gjenden mes Marsit dhe Jupiterit. Është pagëzuar me emrin 238/Read dhe ndryshe nga trupa të tjerë qiellore të ngjashëm, nuk ka prezencë dioksidi karboni.

Vrojtimi ka shumë rendësi sipas grupit kërkimor të Universitetit të Maryland, pasi na pasurojnë me më shumë informacione mbi të kaluarën e Sistemit Diellor dhe vërtetojnë edhe rëndësinë e kometave të tilla për të kuptuar më tepër mbi origjinën e ujit në Tokë.

Nga vrojtimi është konfirmuar prezenca e akullit në kometë, dhe gjatë afrimit të saj me Diellin, e lëshon atë në formën e bishtit prej avulli, dhe përtej hipotezave, nuk ekzistonte siguria. Gjithashtu shkencëtarët konfirmojnë se akulli i kohëve të para, miliarda vjeçarë gjendet pikërisht ende në grupimin e asteroidëve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share