10 GB INTERNET FALAS PËR CDO SHFRYTËZUES DERI NË FUND TË GUSHTIT
Shumë qytetarë që shfrytëzojnë shërbimet e Telekomit të Maqedonisë, gjatë ditës janë ankuar për ndërprerje të rrjetit telefonik dhe Internetit, njofton KlanM.
Nga Telekomi thonë se ndërprerja është shkaktuar për shkak të punëve ndërtimore të palëve të treta.
Në mëngjes janë dëmtuar kabllotë kryesore magjistrale optike nëpër shumë lokalitete në rajonin e Kumanovës dhe Strumicës, përmes së cilës kalon pjesa më e madhe e trafikut mobil dhe fikse. Dëmi është shkaktuar nga punët ndërtimore të palëve të treta, që shkaktoi pengesa tek një numë i madh i shfrytëzuesve” – thonë nga Telekomi i Maqedonisë.
Telekomi i Maqedonisë, sic thuhet në një komunikatë, duke u bërë thirrje realizuesve të punëve ndërtimore që të punojnë me kujdes, do t`i ndërmerr të gjitha masat për ngritjen e procedurës para organeve kompetente.
Përkundër faktit se bëhet fjalë për problem të shkaktuar nga palë të treta, sic njofton KlanM, nga Telekomi thonë se shfrytëzuesve privat dhe afarist do t`u ndajë nga 10 GB internet mobil deri në fund të gushtit. /KlanMacedonia/