Disa shtëpi u dogjën në Balch Springs dhe mijëra persona u evakuuan, zjarret në Parkun Yosemite kanë ulur intensitetin
Një zjarr në Balch Springs, Teksas, u përhap nga një fushë me bar duke djegur disa shtëpi. Zjarrfikësit ende po luftojnë me flakët të cilat nuk janë vendosur nën kontroll.
Pamjet me dron treguan shtrirjen e zjarrit në një pjesë të madhe të Balch Springs ndërsa qindra shtëpi të tjera janë nën kërcënim.
Kryqi i Kuq Amerikan është vendosur në dispozicion dhe po ndihmon familjet për t’u zhvendosur në një qendër rekreative në Balch Springs derisa situata nga zjarret të përmirësohet.
Autoritetet besojnë se zjarri shpërtheu kur ekuipazhet që prisnin barin në një fushë aty pranë mund të kenë goditur një objekt metalik. Video të tjera treguan disa shtëpi të djegura plotësisht nga zjarri.
Nuk raportohet për të lënduar. Zjarrfikësit filluan të kontrollojnë zjarrin më të madh të Kalifornisë deri më tani këtë vit, duke ndaluar zgjerimin e tij drejt lindjes drejt Parkut Kombëtar Yosemite, ndërsa mijëra njerëz mbetën nën urdhrat e evakuimit.
Zjarri i lisit u zgjerua me shpejtësi që kur filloi në 22 Korrik, pasi moti jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë nxiti ritmin e tij përmes pyjeve. Mbi 2500 zjarrfikës u vendosën në dispozcion për të shuar flakët së bashku me ndihmën e avionëve dhe helikopterëve.
Aktualisht mbi 16 mijë hektarë tokë janë djegur përfshirë edhe disa struktura biznesesh. Më shumë se dy dekada thatësire dhe temperatura në rritje kanë bërë që Kalifornia të jetë më e prekura nga zjarret shkatërruese veçanërisht viti 2020 dhe 2021 ku u dogjën rreth 6.8 milionë hektarë tokë.
Klan News