Presidenti i La Liga tha se shpjegimet e klubit Blaugrana për çështjen “Negreira” duhet të hetohen
Presidenti i La Ligas, Havier Tebas deklaroi se klubet profesioniste të futbollit në Spanjë nuk u bindën nga shpjegimet e presidentit të Barcelonës, Hoan Laporta për pagesat e bëra nga klubi katalanas ndaj një kompanie në pronësi të një zyrtari të lartë të arbitrave.
“Ka qenë shumë e qartë se ai nuk ka bindur në shpjegimet e tij. Ne nuk e morëm në pyetje. Ai tha se pagesat për Negreiran nuk kishin për qëllim të ndikonin në rezultatet e ndeshjeve. Por klubet i thanë atij se ajo që bëri Barcelona nuk ishte normale apo e zakonshme, se pagesat nuk ishin korrekte dhe duhet të hetohen. Kjo çështje do të vazhdojë aty ku i takon; në gjykatat spanjolle dhe në UEFA”.
Çështja Negreira po hetohet nga një gjykatë në Barcelonë, ndërkohë që edhe UEFA ka nisur një hetim.
Në konferencën për shtyp të së hënës, Laporta tha se një hetim i brendshëm i kryer nga klubi nuk tregoi asnjë shkelje dhe ai mendon se çështja është një fushatë e orkestruar për të diskretituar Barcelonën.
Klan News