“Teatri i Ëndrrave” mbeti vetëm ëndër për Maqedoninë

Në Old Traford  Anglia – Maqedonia e Veriut 7-0

Mbi 75 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “Old Traford” në Manchester aty  ku ndeshje kualfikuese për Euro 2024 zhvilluan Anglia dhe  Maqedonia e Veriut, në kuadër të raundit të katër në Grupin C.

Ndeshja  filloi me matjen e forcave të dy kombëtareve edhe  pse vendasit kishin iniciative  dhe  sulmonin  më shpesh portën e Stole Dimitrievskit.

Ashtu  si po kalonte ndeshja u pa qartë se anglezët ishin më dominues duke krijuar edhe raste për të shënuar, kështu që në minutën e 29-të Harry Kane zhbllokoi rezultatin për 1-0, ndërsa  vetëm 10 minuta  më pas  Bukayo Sako  shënoi për 2-0 për anlezët. Dominimin e vetë anglezët  e kurrorizuan me golin e tretë në minutën e 45-të që e realizoi Marcus Rashford.

Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me një gol të shkëlqyeshëm të Bukayo Sako cili me goditje fantastike nga 18 metra mposhti për të katërtën herë portierin Stole Dimitrievskin. Bukayo Sako  në minutën e 51-të shënoi golin e tretë tij  dhe të pestin për Anglezët

Rezevisti Kalvin Filips në minutën e 64-të realizoi golin e parë të tij dhe të gjashtin pë Anglinë pë një humbje  katastrofale të reprezentacionit tone.Harry Kanne në minutën e 72-të realizoi golin e tij të dytë në këtë ndeshja dhe të shtatin për Anglinë. kësaj radhe nga penaltia.

Në fund duhet të theksojmë se kjo është disfata më e thellë në historinë e futbollit të vendit tone pas  mvetsimit.

Kujtojmë se kjo është ndeshja e pestë mes këtyre dy vendeve, ndërsa fitoraj e parë e Anglisë pas dy barazimeve në cilësinë vendasit dhe dy fitoreve në Shkup.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Ukraina mundi Maltën  1-0.

Tabelën në Grupin C e kryeson  Anglia me 12 pikë maksimale e ndjeklur  nga  Ukraina me 9 pikë. Maqedonia  mbetet  me 3 pikë./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share