“Të vazhdojë mirësia edhe pas Ramazanit” – Mesazhi i Dr. Zekerija Bajramit për besimtarët muslimanë

Dr. Zekerija Bajrami, hoxhë i njohur në rrethin e Shkupit dhe jo vetëm, ka folur për muajin e Ramazanit, rëndësinë e këtij muaji dhe për tema tjera aktuale. Ai dha një mesazh për të gjithë besimtarët për këto ditë të fundit të Ramazanit dhe pritjes së festës së Bajramit.

“Mesazhi jonë është që popullata jonë që ka bërë durim, e ka nderuar këtë muaj të bekuar, e ka respektuar, të vazhdojnë edhe këto ditë që kanë mbetur dhe ta presim Bajramin me gëzim e me të mira të gjithë edhe urime. Dhe, më kryesorja, pas Ramazanit të mos ia kthejmë shpinën, por ta vazhdojmë atë rrugë…jo në atë sasi e nivel si në Ramazan, por ato që janë obligative, të domosdosshme edhe ndaj Zotit edhe ndaj vetvetes, por edhe ndaj shoqërisë, ndaj njëri-tjetrit. Të jemi sa më dinjitoz, më të dashur, më të afruar mes veti, më solid, më human. Të vazhdojë mirësia edhe pas Ramazanit”, tha Dr. Zekerija Bajrami në mesazhin e tij për besimtarët në emisionin 99 Minuta me Fjolla telain./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share