Me ndeshjet e javës së 33-të të shunën më 18 maj në orën 17:00, edhe zyrtarisht përfundon kampionatin e Ligës së Parë sezoni 2023/2024. Sa i përket ekipit çdo gjë u bë e qartë të dieën e kaluar kur ekipi Struga Trim Lum shënoi fitore 2-0 në Tetovë me çka për të dytën herë me radhë siguroi titullin kampion i Maqedonisë së Veriut në futboll.
Dilema e vetme që do të mësohet në xhiron e fundit është se cila ekip pos Struga Trim Lum do të përfajqësoj vendin në garat Europiane , Shkëndija e cila ka 61 pikë dhe përballet me Rabotniçkin në arenën “Todor Proeski” në Shkup dhe FC Shkupi është mysafire e Struga Trim Lum në Strugë.
Skuadra e tretë për garat europiane do të mësohet më 22 maj kur zhvillohet finalja e Kupës mes Tikveshit dhe Voska Sport. Ekipi i Vardarit në balotazh do të mundohet të siguron mbijetesën ndërkaq Makedonija Gj.P dhe Bregallnica do kalojnë Ligën e dytë. Ndërkaq dy ekipet që do kalojnë në elitën e futbollit në sezonin e ri 2024/2025 janë Besa e Dobëedollit dhe Pelisteri i Manasrtirit
Në javën e 33-të, të shtunën në orën 1700, takohen:
Struga Trim Lum – Shkupi
Rabotniçki – Shkëndija
Voska Sport – Gostivari
Vardari – Tikveshi
Bregallnica – Sileksi
AP Brera – Makedonija Gj.P