“Të shtunën, ndeshja ime e fundit në Camp Nou”, befason veterani i Barçës

Gerard Pique ka vendosur të tërhiqet nga futbolli! Në një video të postuar në rrjetet sociale, mbrojtësi i njohur katalanas bëri të ditur se dueli i fundjavës i Barcelonës ndaj Almerias, do të jetë i fundit për të në “Camp Nou”, stadium ku ka përjetuar emocione të paharrueshme.

“Tani që ëndrrat e mia të fëmijërisë u realizuan, dua t’ju them se është koha për ta mbyllur këtë cikël. Unë gjithmonë e kam thënë se pas Barcelonës nuk do të luaj me asnjë klub tjetër, dhe kështu do të ndodhë.

Të shtunën do të luaj ndeshjen time të fundit në Camp Nou! Do të jem gjithmonë tifoz i Barcelonës, kjo është familja ime. Një ditë do kthehem sërish, forca Barcelona”, theksoi 35-vjeçari, vendim që i ka befasuar të gjithë. Pique është pjesë e Barcelonës prej vitit 2008 dhe gjatë aventurës me ekipin e zemrës ka fituar plot 30 trofe.

Gjatë karrierës si futbollist, qendërmbrojtësi, cili ka dalë nga akademia La Masia, veshi fanellat e Real Zaragoza, Manchester United dhe Barcelonës, duke realizuar 30 gola në 428 ndeshje zyrtare. Pique fitoi edhe një Kupë Bote (2010) dhe një Europian (2012) me kombëtaren e Spanjës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share