Të shtënat në spitalin e Tetovës: Ndërron jetë njëri nga vëllezërit e plagosur!

Në Klinikën Universitare për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv në Shkup, ka ndërruar jetë njëri nga vëllezërit nga fshati Gajre i Tetovës, që ishin plagosur me armë zjarri më 11 janar në ambientet e Spitalit Klinik të Tetovës.

Nga Klinika Universitare për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensive kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë 41 vjeçari A.M. Gjatë të shtënave më armë zjarri më 11 janar në Spitalin Klinik të Tetovës u plagos edhe vëllai tjetër, 36-vjecari Z.M, I cili gjithashtu gjendet për mjekim në këtë klinikë. Të dy, atë ditë, u transferuan në spitalin e Shkupit.

SPB-Tetovë njoftoi se që më 11 janar rreth orës 23.00 kishte privuar nga liria katër persona, kurse një tjetër është në kërkim. Nga SPB-Tetovë dhe Prokuroria nuk ka informacione tjera zyrtare për rastin që udhëhiqet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share