Mbrëmjen e djeshme në Tetovë në rrugën ‘Ilindenska’ afër rreth rrotullimit te Mema ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të një shtëpie. Nuk ka të lënduar, ndërsa autori i veprës është larguar nga vend ngjarja, kurse vetura e tij u gjet rrugën Tetovë-Kodra e diellit tha sot zëdhënësi i policis së Tetovës Fatmir Rexhepi.
”Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë, M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është qëlluar me armë zjarri nga një veturë,,Volksëagen Polo,, në lëvizje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë” – tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
Vetura e përdorur është marr me forcë nën kërcënimin me armë nga persona të maskuar dhe nuk ka qenë e autorit. Pas masave të marra rreth orës 01.35 të datës 12.04.2024 në rrugën Tetovë- Kodra e Diellit automjeti është gjetur.
“Është raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcënim të armës së zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” me armë zjarri nga personi F.E. dhe babait të tij H.E.” – thonë nga SPB Tetovë.
Rexhepi u pyet se a është e lidhur ngjarja me rastin e ndodhur më 11 janar tek spitali i Tetovës ku mbetën të plagosur dy persona por nuk dha detaje dhe tha se rasti është duke u hetuar.
“Rasti është nën hetim dhe po ndërmeren të gjitha masat për zbardhjen e rastit” tha zërhënësi i Policisë Fatmir Rexhepi
Sipas informatave jozyrtare njëri nga vëllezërit e tani më të ndjerit A.M që nuk iu mbijetojë plagëve të marra në spitalin e Tetovës ka qenë në spitalin psikiatrik dhe i njëjti është arratisur para disa javësh lajm ky që u konfirmua edhe nga spitali psikiatrik. /tvklan.mk/
Nevrij Ademi, Tetovë
12/04/2024