Tre persona u vranë dhe një u plagos
Tre persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos pas disa të shtënave në një kampus të Universitetit të Nevadës. Oficerët vranë të dyshuarin gjatë një shkëmbimi zjarri. Autoritetet e përshkruajnë të armatosurin si një ish-profesor kolegji në të gjashtëdhjetat e tij. Ai më parë kishte dhënë mësim në Xhorxhia dhe Karolinën e Veriut. Të gjitha institucionet e tjera në Nevada do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë gjithë fundjavës si masë sigurie.
Të shtënat filluan në katin e katërt të Beam Hall, ku ndodhen edhe klasat ku zhvillohet orët mësimore për biznes, më pas u zhvendos në katet e tjera dhe në fund agresori filloj të gjuante edhe në ambientet e jashtme të universitetit. Kampusi i Universitetit të Nevadës i vendosur më pak se dy milje në lindje të Las Vegasit, ka 25,000 studentë dhe 8,000 pasuniversitar dhe kandidatë për doktoraturë.
Ende mbetet e paqartë motive që e çoi 60-vjeçarin të kryente këtë akt si dhe po ashtu ende nuk dihet llojin e armës së zjarrit që ai përdori për të hapur zjarr në universitet. Një video e marrë nga një dëshmitar okular tregon njerëz që ecin me duar të ngritura pranë makinave të policisë pas raportimeve për të shtëna në kampusin e Universitetit të Nevada.
Autoritetet shprehen se kjo ngjarje rikthen në kujtesën e studentëve, të shtënat masive në vitin 2017, kur një person i armatosur hapi zjarr nga dritarja e një hoteli mbi një festival muzikor ku 60 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën që ende renditet si të shtënat më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.
Klan News