Të paktën pesë persona humbën jetën, ndërsa një është plagosur në të shtënat me armë zjarri në periferi të Torontos, në lindje të Kanadasë, bëri të ditur sot në mëngjes policia.
Besohet se sulmuesi i dyshuar është vrarë në përballjen me policinë e cila ka ardhur në thirrjen për ndihmë, deklaroi për gazetarët shefi i shërbimit policor lokal.Hetimi për vrasjet janë në vijim.Në kohën e sulmit, viktimat ndodheshin në disa apartamente në ndërtesën në Von, tridhjetë kilometra në veri të Torontos.