Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, disa persona qëllojnë drejt njëri tjetrit

Të shtëna me armë zjarri raportohen të kenë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër. Gazetarja Emi Kalaja thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabije” dhe se dyshohet që dy persona kanë pasur shkëmbim zjarri mes njëri-tjetrit.

Paraprakisht, sipas gazetares, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Megjithatë të dhënat janë paraprake dhe më shumë detaje do të kemi në vijim.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share