Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Rreth orës 13:00 në rrugën rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti potencoi se nuk ka persona të lënduar, teksa i dyshuar, i cili është identifikuar nga policia është në kërkim.

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh Ahmeti.

“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share