Të shtëna me armë mbrëmë në Butel, një polic dërgohet në Qendrën Klinike në Shkup

Me 12 mars 2023 N.B dhe E.B janë privuar nga liria dhe u ndaluan në stacionin policor pasi së bashku me disa persona të tjerë më datë 12.03.2023 rreth orës 01:00 në rr. HT Karposh në Shkup, në afërsi të kryqëzimit të Radishanit kanë sulmuar fizikisht P.P. (zyrtarë policor që nuk ishte në detyrë), D.K. dhe F.G.

Sipas kallëzimit, N.B., E.B. dhe M.S., të cilët ndodheshin në automjetin tip “BMW”, si dhe disa persona që ndodheshin në automjetin tip “Citroen”, i kanë bllokuar rrugën automjetit “Reno” në të cilin ndodheshin P.P., D.K. dhe F.G. dhe kanë filluar të godasin veturën si dhe i kanë sulmuar fizikisht. Pastaj P.P. ka qëlluar disa herë në ajër nga pistoleta zyrtare, pas së cilës personat që ndodheshin në mjetin “Citroen” janë larguar nga vendi ngjarjes.

Të sulmuarve iu është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Klinike në Shkup. Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share