Të shtëna masive e shumë të plagosur në SHBA – Dikush gjuajti me armë drejt afërsisht 300 personave në qendër tregtare

Mediat amerikane raportojnë për të shtëna masive në Willowbrook, Illinois, me çka sipas tyre janë plagosur shumë njerëz, përcjell KlanM.

Sipas informacioneve fillestare, një person i panjohur ka qëlluar mbi një grup të madh prej 200 deri në 300 persona. Në zonë ka prezencë të fortë policie.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen njerëzit duke ikur në panik nga rrugica. Bie në sy edhe prezenca e policisë. Informacionet e para bëjnë të ditur se janë të paktën 17 të plagosur. Disa nga mediat raportojnë edhe për 29 të plagosur./KlanMacedonia

qen

Lexo gjithashtu
Total
0
Share