Të shqetësuar nga “efekti domino”, Unioni i Nxënësve propozon masa sigurie në shkolla

Të përgatitet Protokoll për punën e psikologëve, pedagogëve dhe edukatorëve specialë

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme beson se aspekti i sigurisë do të jetë shumë i rëndësishëm në periudhën e ardhshme për shkak të rrezikut të të ashtuquajturit “efekt domino”. Ky Union ka dhënë propozime konkrete, që do të shtojnë, sipas tyre, sigurinë në shkollat e vendit. MASH dhe MPB, sipas Unionit, duhet të nisin sa më shpejt një bashkëpunim ndërinstitucional për të forcuar sigurinë e shkollave më së voni deri në fund të këtij viti shkollor.

“Edhe pse në Maqedoni pothuajse çdo shkollë është e pajisur me ekip të bashkëpunëtorëve profesional (pedagog, psikolog dhe edukator special), praktika tregon se psikologët e shkollave janë të ngarkuar me punë administrative, gjë që i pengon ata të komunikojnë me shfrytëzuesit e shërbimeve të tyre – nxënësit. I udhëhequr nga shembujt pozitivë të pranishëm në disa shkolla në vendin tonë, Unioni propozon një model të ri pune për psikologët e shkollave. Domethënë, zyrat e tyre duhet të jenë të hapura për nxënësit e shkollave të mesme dhe ata duhet të kenë të drejtë të caktojnë një takim kokë më kokë me psikologun e shkollës”, thonë nga UNSHM.

Pas ngjarjeve në Serbinë fqinje, Ministria e Arsimit, ka organizuar takime me pedagogë, psikologë dhe profesorë të fushës së sigurisë dhe dhunës kibernetike. UNSHM përshëndet hapjen e adresave elektronike të MASH-it  ([email protected] dhe [email protected]), por propozojnë që të hapen edhe linja falas telefonike dhe profile nëpër rrjetet sociale. /KlanMacedonia

Albrim Hoxha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share